Durrës, 13 korrik 2011, NOA- Një kufomë e pajetë u gjet mesditën e sotme në plazhin e Currilave në Durrës.
Trupi i pajetë është gjetur nga pushuesit të cilët kanë pikasur mbi det kufomën, i cili mendohet të jetë mbytur. Sipas të dhënave paraprake trupi i pajetë mendohet të jetë i 58 vjeçarit Luan Qato banues në qytetin e Durrësit.
Kanë qenë pushuesit ata të cilat njoftuan menjëherë policinë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa në trupin e tij nuk janë evidentuar shenja dhune.
a.y/NOA