Hagë, 13 korrik 2011 NOA - Gjykimi i ri ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe dy ish-luftëtarëve të tij të luftës së UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, do të nisë më 18 gusht në Tribunalin e Hagës. Sipas medieve serbe, të cilat i referohen gjykatësit Bakone Moloto një konferencë para-gjyqësore do të mbahet më 17 gusht Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës hodhi poshtë lirimin e Haradinajt korrikun e vitit 2010. Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj akuzohen për krime të përbashkëta kundër serbëve, shqiptarëve dhe romëve të Kosovës.
a./qNOA