English

Maqedoni, një në çdo tre banor është i varfër

Shkup, 13 korrik 2011 NOA - Jeta po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Qytetarët këtë e ndjenjë në lëkurën e tyre, kurse tani kjo u vërtetua edhe nga statistika. Agjencia maqedonase e lajmeve INA raporton se vitin e kaluar shkalla e papunësisë ka qenë 30,9 për qind, ose pothuajse çdo i treti banorë i Maqedonisë ka qenë i varfër.

Kjo është për 2,2 për qind më shumë se në vitin 2008, kur shkalla e papunësisë në vend ishte 28,7 për qind. Vitin e kaluar varfëria ka qenë më e ulët për 0,2 për qind, për dallim nga viti 2009 kur ajo ishte 31,1 për qind.

Shkalla e varfërisë tek të papunësuarit është 41,8 për qind, gjegjësisht 44,8 për qind nga të gjithë të varfëritë janë persona të papunësuar.

Siçpas Entit Shtetëror për Statistikë grupe më të prekura janë familjet sociale dhe shumë anëtarëshe me pikëpamje të faktit se 47,3 për qind nga të varfëritë jetojnë në familje me 5 dhe më shumë anëtarë

Maqedoni janë mbi 70 mijë familje që janë raste sociale dhe që presin ndihmat financiare nga shteti.

a.q/NOA

KOMENTE