English

Mashtruesi i Sheqerasit u merr 5600 euro dy personave, kapet nga policia

E mërkurë, 13 korrik 2011, NOA- Mashtruesi Leonard Kryemadhi i moshës 30 vjeçare, ndonëse arriti të merrte 5600 euro, nuk ka mundur ti shijojë dot ato.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bëjnë me dije se i ndaluari është me origjinë nga Sheqerasi i Korçës dhe se me anë të mashtrimit, u ka marrë shumën prej 5600 euro shtetasve, E. Asani 35 vjeç dhe A.Koçi 50 vjeç, të dy banues në Tiranë. Por pavarësisht identifikimit dhe kapjes së tij nga ana e bluve të qytetit, Kryemadhi nuk pranon t’jua kthejë më këto lekë, dy personave të dëmtuar.

Sakaq lidhur me këtë vepër policia e Korçës ka nisur hetimet ndaj të riut i cili po ndiqet penalisht për veprën penale të “Mashtrimit”.

a.y/NOA

KOMENTE