English

Parashikimi i motit për 14 korrik 2011

Tiranë, 13 korrik 2011, NOA- Edhe nesër, vendi ynë do të mbetet me kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët do të jetë dominues në të gjithë vendin përjashtuar ekstremin verior ku të pranishme do të jenë vranësirat kalimtare.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës parashikohet të mbetet me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të ketë në zonat malore, në ekstremin verior vranësirat do të gjenerojnë shira të izoluar. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe mëngjesin e së premtes.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme.

Era do të fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 17 km/h dhe drejtim Perëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët.

Europa

Nesër, Europa Qendrore dhe zona e Alpeve do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës. Reshje të dendura shiu do të bien në vendet Balltike, Varshava ku problematike do të jenë edhe stuhitë e forta të erës. Gjithashtu vranësira dhe shira do të ketë një pjesë e verilindjes së kontinentit si edhe vendet nordike por intensiteti i shirave do të jetë i dobët ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Varshava rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi ere

- Alpet rrezikohen nga stuhi të forta ere dhe shira intensiv

- Europa qendrore alarmon shira dhe rrufe

a.y/NOA

KOMENTE