English

Pasqyra e shtypit, 13 korrik 2011

Tiranë, 13 korrik 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 13 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Udhëzimi i ri, makinat ndryshon afati për faljen e doganës”. Argumente të tjerë në faqen e parë të gazetës janë: “Maturantët, pikët minimale për të fituar degën e kërkuar, ja si duhet ta kërkoni”; “Kolegji zbardh vendimin, ja ku gaboi Partia Socialiste”; “Kuvendi i ri: Bashkia nuk merr pjesë në lejen e ndërtimit”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Bashkia: Dorëhiqen drejtorët”. ILDKP: Krerët e sapozgjedhur të deklarojnë pasurinë brenda gushtit”. Të tjerë argumente në faqe të parë janë: “Prokuroria: I pandehuri Meta po na sulmon politikisht”; “Shembja e Piramidës. Shkelën një tufë ligjesh: Parlamenti i ri me faturë të panjohur financiare”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Islami: Rama ta gjejë problemin tek vetja, jo te sistemi”. Më tej veçojmë titujt: “Rritet rroga minimale dhe pagesa për punën part-time në shtet e privat”; “Basha për pak ditë në bashki: Zbardhet vendimi i plotë i Kolegjit”; “7520 maturantë humbasin studimet e larta”; “Sherr për pronën, vrasin njëri-tjetrin me armë”; si dhe gossip, “Andrea: Unë mund ta bëj Mesin të luajë më mirë”

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Qeveria presion bankave: Sekuestroni pronat”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë: “Kolegji: Pse e rrëzuam kërkesën e socialistëve”; “Kuvendi jep Ok: Të prishet Piramida”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “PD ‘kundër’ Metës: Jo reformë në Prokurori”. Në faqen e parë të gazetës veçojmë edhe argumentet: “Raporti i Brukselit, BE: Kriza politike dëmtoi ekonominë”; “Pobrati: Spiunët janë sot në shtet”. Në suplementin summer pages gjeni titujt “Legjenda Lekë Plepi: Policët donin foto me mua, më bllokuan papaqin”; “Femrat Vip shtatzëna: Emocionet e fëmijës nuk t’i dhuron kurrë skena”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE