English

Qeveria e re maqedonase, nuk arritur shumica për votim

Shkup, 13 korrik 2011 NOA - Parlamenti nuk ka arritur që të miratojë sot propozimet e marrëveshjes së koalicionit midis VMRO-DPMNE dhe BDI.

Propozimet për ndryshime në ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe dhe përdorimin e flamurit të bashkësive etnike nuk kanë arritur që të marrin dritën jeshile, pas debateve të ashpra midis pozitës dhe opozitës.

Agjencia e lajmeve INA raporton se kundër miratimit të këtyre ndryshimeve janë shprehur deputetët e LSDM-së, por edhe deputetët e partive shqiptare PDSH dhe RDK.

LSDM vlerësoi se bëhet fjalë për një pazarllëk politik dhe antikushtetues midis dy partive të koalicionit, që ndryshon Kushtetutën me ligje si dhe bën ripërkufizimin e Marrëveshjes së Ohrit.

BDI edhe përkundër këtyre reagimeve ka mbrojtur qëndrimet e saj për ndryshimet, duke theksuar se me ato rregullohet përdorimi më i gjërë i gjuhës shqipe si dhe përdorimi i simboleve kombëtare që ishte aborguar nga Gjykata Kushtetuese.

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja akuzoi deputetët e PDSH-së se me votimin kundër këtyre propozimeve, ata votojnë kundër gjuhës dhe simboleve kombëtare shqiptare.

a.q/NOA

KOMENTE