Barcelonë, 13 Korrik NOA - Me sa duket dhe transferimit të Sanchez tek Barcelona po i vjen fundi.
Shtyp spanjoll e ka bërë këtë marrëveshje një fakt të kryer.
Kostoja e transferimit të talentit kilen do të jetë rrotull shifrës së 40 milionë eurove, një shumë kjo e kërkuar nga vetë presidenti i Udinezes Gino Pozzo.
Sanchez, sipas medieve spanjolle, shumë shpejt do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare, për të zënë vendin e lënë bosh nga largimi i Bojan.
r.b/NOA