SHBA, 13 Korrik NOA - Rritet dita ditës numri i personave që kanë në zotërim të tyre një smartphone, pajisje elektronike që po përdoret gjithnjë e më shumë për tu lidhur me uebin.
Android, duhet thënë se është platforma e preferuar, e cila ndiqet nga iPhone dhe Blackberry.
Janë këto rezultatet e një kërkimi të Pew Internet Project në tregun amerikan.
Sondazhi ka theksuar se 83% e të intervistuarve kanë në zotërim një celular.
Nga këta persona janë 42% që kanë smartphone dhe në mesin e tyre numërohet një shifër prej 25% që e përdorin këtë celular për të naviguar në rrjetin e internetit.
r.b/NOA