English

Sot afati i fundit, minatorët e Bulqizës kërcënojnë me grevë urie

Bulqizë, 10 korrik 2011, NOA – Pas dhjetë ditësh protestë në mjediset e kompanisë koncesionare të kromit ACR, afro 700 minatorë të minierës së kromit në Bulqizë kërcënojnë se sot do të hyjnë në grevë urie pa afat.

Vendimin, minatorët e Bulqizës do ta marrin këtë të mërkurë pas orës 14.00, i cili është edhe afati i fundit që ata i kanë dhënë drejtuesve të kompanisë koncesionare austriake ACR për plotësimin e kërkesave të tyre jetike.

Minatorët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave me 20 përqind, heqjen e taksës së dyfishtë, uljen e moshës së pensionit, hapjen e fronteve të reja të punës.

Ata paralajmëruan se në rast të mosplotësimit të këtyre kushteve do të hyjnë në grevë urie.

Deri më sot drejtuesit e kompanisë koncesionare ACR kanë negociuar me minatorët, por pa arritur asnjë marrëveshje me ta.

Protesta e minatorëve të kromit në Bulqizë është përkrahur edhe nga minatorët e Burrelit dhe Elbasanit.

Pak ditë më parë minatorët u takuan edhe me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, ku kërkuan deri largimin e kompanisë ACR nga miniera e Bulqizës, një takim që ende nuk ka dhënë rezultat.

mit/NOA

KOMENTE