Nju Dehli, 13 korrik 2011 NOA – Një shpërthim i trefishtë ka tronditur sot pasdite Mumbain. Sipas televizionit shtetëror indian bëhet fjalë për 13 viktima dhe dhjetra të plagosur.
Autoritetet indiane shpallën situatën e gatishmërisë së lartë në Mumbai e në qytete të tjera. Sipas informacioneve, fillimisht plasi një bombë në “Opera House”, në jug të kryeqytetit, ndërsa një e dytë ishte vendosur pranë nënstacionit elektrik në Dadar ku banojnë njerëz me të ardhura mesatare. Bomba e tretë shpërtheu në Zvari Bazzar, në kohën kur tregu ishte i mbipopulluar, çka është përsëritur edhe herë të tjera nga atentate terroriste.
a.q/NOA