English

Teksas, lind një fëmijë 7.3 kilogramë

Teksas, 13 Korrik NOA - Në një spital në Teksas ka ardhur në jetë një fëmijë që peshon 7 kilogramë e 300 gramë.

I “vogli” ka lindur falë një prerje cezariane dhe pesha e tij ka kaluar me rreth dy kilogramë peshën fillestare të parashikuar nga mjekët.

Shtypi lokal ka qartësuar: “Mbetëm tepër të habitur madje të shokuar, - pranoi e ëma – nuk mund ta besoj që është kaq i madh. Të gjithë veshjet që i kam blerë i qëndrojnë të vogla”.

Edhe spitali ka hasur probleme në lidhje me këtë fakt, ku infermieret e kanë pasur të pamundur për të gjetur pelena kaq të mëdha.

I porsalinduri, që quhet JaMichael, është në një terapi intensive për të mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës në gjak.

r.b/NOA

KOMENTE