English

Vapa mbytëse, të premten gjumi i qetë

Tiranë, 13 korrik 2011 NOA – Termometri ka shënuar 43 gradë sot në disa zona të Italisë, çka qenë pika i vapës së kësaj vere. Specialistë të sinoptikës parashikojnë se deri të enjten situata do jetë e pandryshuar, me temperatura “alarmante”.

Por, pas 14 korrikut termometrit pritet të shënojë nivel më të ulët, për shkak se pritet të mbërrijë një masë ajri më e freskët nga oqeani Atlantik,çka do të sjellë freskun por jo reshje shirash.

Një situatë e tillë do të përmiresojë jetesën, pas këtyre ditëve super të ngrohta të të nxehtit afrikan.

Shumica e njerëzve i janë drejtuar plazheve në të gjithë Shqipërinë, apo në zonat turistike malore. Ndërsa, ata të cilët nuk mundin dot të pushojnë kanë rrëmbyer shishet e ujit apo janë strehuar në ambientet me ajër të kondicionuar.

Gjithësesi, bëni durim edhe një ditë. Mbrëmjen e së premtes do të flini më në fund “ në paqe” me ambientin përreth.

a.q/NOA

KOMENTE