English

AIDS, me terapi ulet rreziku i ngjitjes

Kenia, 14 Korrik NOA - Terapia anti-retrovirale e cila merret para se të haset virusi HIV zvogëlon rrezikun për tu prekur nëpërmjet ngjitjes nga vetë partneri, në rast se është sero-pozitiv.

Këtë fakt e ka demonstruar një studim i kryer në Kenia dhe Malawi që do të prezantohet në “International Aids Society Conference”, në Romë më 17 korrik.

Infeksionet janë rreth 73% më të pakta, krahasuar me grupin me placebo, në të cilin kishin marrë farmaceutikun tenofovir dhe emtricitabina, ku numërohet një ulje rreziku me 63% tek ata persona që kanë konsumuar një farmaceutik.

r.b/NOA

KOMENTE