English

Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Shkodër- Tiranë

E enjte, 14 korrik 2011, NOA- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër- Tiranë.

Si pasojë e këtij aksidenti mësohet të ketë humbur jetën një 46 vjeçar i identifikuar si Ndrek Balcaku, me origjinë nga Bushati.

Ndonëse nuk bëhen të ditura arsyet e këtij aksidenti mësohet se ky aksident fatal është provokuar si rezultat i shpejtësisë së madhe.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me një makinë tip Opel, çka duket se ka qenë humbja e kontrollit mbi mjetin, ajo që shkaktoi edhe aksidentimin e drejtuesit të mjetit.

a.y/NOA

KOMENTE