SHBA, 14 korrik 2011 NOA - Thuajse i zhdukur në shumë vende, sëmundja e fruthit mund të bëhet përsëri një kërcënim. Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njofton se rastet e fruthit kanë ardhur duke u shtuar në 33 vende. Studiuesit argumentojnë se përpjekjet për çrrënjosjen plotësisht të fruthit kanë hasur në vështirësi për shkak të mos mbështetjes financiare dhe mungësës së vullnetit politik të qeverive.
Vetëm kur ekspertët e shëndetit mendonin se ishin pranë zhdukjes së fruthit, kjo sëmundje filloi të rishfaqej në disa vende në Evropë, Afrikën nën-Sahariane dhe Azi. Kjo, jo vetëm në vendet me të ardhura të ulëta. Edhe Franca ka është ndeshur me raste të shumta të fruthit, pavarësisht nga vaksinat në dispozicion dhe infrastrukturës së mirë shëndetësore.
Andrea Gay pranë shoqatës Nisma kundër Fruthit thotë se vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim përballen me probleme të ndryshme për përmbajtjen e infeksionit.
Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj këtij infeksioni i rrugëve të frymëmarrjes që mund të çojë në ndërlikime të rënda si verbërim dhe vdekje. Nga fruthi në botë vdesin çdo ditë 450 fëmijë.
a.q/NOA