English

Beyonce e nervozuar me babain për motive ekonomike

SHBA, 14 Korrik NOA - Beyonce Knowles për albumin e saj të ri “4” nuk ka dashur më menaxherin e saj historik, Matthew Knowles, ose e thënë ndryshe babain e saj dhe nismëtarin e suksesit të Destiny’s Child.

Shumë persona kanë dashur të dinë arsyen, por me sa duket Matthew i merrte para fshehurazi, megjithëse ai ka replikuar duke deklaruar se nuk është e vërtetë diçka e tillë.

Prapaskenat e kësaj ngjarjeje janë bërë të ditura nga siti i gossip Tmz: pas divorcit fshihet një motiv ekonomik.

Live Nation Management, kompania që organizon turne me yllin e popit, e ka bindur se baba i merrte vjedhurazi paratë dhe se ishte në zotërim të fondeve që nuk i takonin.

r.b/NOA

KOMENTE