Mançester, 14 Korrik NOA - Manchester City është përgjigjur nuk i është përgjigjur pozitivisht ofertës së Corinthias për të blerë argjentinasin Carlos Tevez për 40 milionë euro.
Këtë fakt e ka bërë të sigurt siti i Uol Esporte, duke cituar nga Daily Mail, sipas të cilit klubi anglez është në pritje të një ofertë më të mirë.
Në këtë mënyrë është “thirrur në çështje” presidenti i Corinthias, Andres Sanchez i cili ka specifikuar: “Nuk kam asgjë për të thënë. Manchester City më ka dërguar një e-mail duke më thënë faleminderit për ofertë dhe do të jemi në shqyrtim të saj”.
r.b/NOA