English

Dhuna sistematike i sos durimin 67 vjeçarit, denoncon të birin në polici

Durrës, 14 korrik 2011, NOA- Një i moshuar nga qyteti i Durrësit, pas një dhunimi sistematik nga ana e të birit nuk ka duruar më.

Ditën e djeshme 67 vjeçari ka vendosur ti japë fund kësaj torture e ardhur nga duart e të birit dhe ka kërkuar ndihmë në dyert e policisë.

Gjatë dëshmisë së dhënë uniformave blu, i moshuari ka thënë se djali i tij 36 vjeçar me iniciale I.O e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht të atin në mënyrë të vazhdueshme.

Lidhur me këtë denoncim, materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, e cila pritet të hedhë më shumë dritë rreth kësaj ngjarje.

a.y/NOA

KOMENTE