English

Dy shokët përplasin motorrin, 16 vjeçari vdes, 15 vjeçari arrestohet

Durrës, 14 korrik 2011, NOA- Xhiroja me motorr ka rezultuar fatale për dy të rinj nga Rrashbulli i Durrësit.

Dy shokët kishin hipur në një motoçikletë, por janë përplasur me një grumbull inertesh si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin, duke ndryshuar edhe destinacionin e rrugës së tyre.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se, Rudolf Rama i moshës 16 vjeçare ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, pas përplasjes së ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Shkozet- Plepa.

Viktima me banim në Rrashbull të qytetit të Durrësit, ishte pasagjer i 15 vjeçarit me iniciale F.S., i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Të dy djemtë banues në Rashbull të Durrësit, në segmentin rrugor Shkozet-Plepa, duke drejtuar motoçikletën tip Lifan pa targa, kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe janë përplasur me një grumbull inertesh, por pasojë nga kjo përplasje ka pasur vetëm për Rudolf Ramën, i cili me gjithë trajtimin mjekësor gjeti vdekjen si pasojë e dëmtimeve të marra nga përplasja.

a.y/NOA

KOMENTE