Shkup, 14 korrik 2011, NOA- Mandatari për formimin e Qeverisë së re, lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka kompletuar kabinetin qeveritar, i cili do ti dorëzohet për miratim Parlamentit.
Agjencia e lajmeve INA ka arritur që të sigurojë propozimet e kabinetit të ri qeveritar, ku janë të përfshirë të gjithë emrat e ministrave të rinj të dy partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. 17 korriku është afati përfundimtar për dorëzimin e listës së kabinetit dhe programit të Qeverisë së re, mirëpo Gruevski sot apo deri nesër vonë do të kryejë procedurën e dorëzimit pranë legjislativit.
Kabinetui qeveritar dhe emrat e ministrave:
Nikolla Gruevski – Kryeministër
Nikolla Popovski – ministër i Punëve të Jashtme
Gordana Jankullovska – ministre e Punëve të Brendshme
Zoran Stavrevski – ministër i Financave dhe zëvendëskryeministër
Elizabeta Kançevska – Milevska – ministre e Kulturës
Nikolla Todorov – ministër i Arsimit
Spiro Ristovski - ministër i Punës dhe Politikës Sociale
Maja Parnarxhieva - Zmejkovska – ministre e Shëndetësisë
Vladimir Peshevski – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
Ivo Ivanovski – ministër për Informatikë dhe Administratë Publike
Mile Janakievski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Lupço Dimov – ministër i Bujqësisë
Ministrat nga radhët e BDI-së:
Fatmir Besimi – ministër i Mbrojtjes
Blerim Bexheti – ministër i Drejtësisë
Valon Saraçini – ministër i Ekonomisë
Abdylaqim Ademi – ministër i Ekologjisë
Nevzat Bejta – ministër i Pushtetit Lokal
Musa Xhaferi – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit
Teuta Arifi – zëvendëskryeministre për Evrointegrime
Sipas burimeve pranë partive të koalicionit, mandatari Gruevski pritet që në çdo moment të publikojë kabinetin e tij qeveritar. Burime pranë VMRO-DPMNE nuk përjashtojnë mundësinë e rotacioneve brenda ministrive me kandidatët aktual apo kandidatë të rinj për ministra. (INA)/NOA