Fier, 14 korrik 2011, NOA – Krimi brenda familjes ka regjistruar një rast të ri në një familje në Fier.
Krimi i rëndë ndodhi në familjen Kasa, pranë lagjes “11 Janari” në Fier, ku bashkëshortja Dallëndyshe Kasa mësohet të ketë vrarë me thikë bashkëshortin e saj, Çelo Kasa.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit pas një konflikti të ashpër mes dy bashkëshortëve, që rezultoi fatal për njërin prej tyre.
Korrespondenti i agjencisë NOA lajmëroi se dy bashkëshortët kishin konflikte prej kohësh dhe duket se bashkëshortja Dallëndyshe Kasa ka marrë vendimin ekstrem për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke i marrë jetën me thikë burrit të saj.
Gjatë vrasjes së bashkëshortit është plagosur edhe vetë Dallëndyshe Kasa, e cila po merr mjekim në spitalin rajonal.
Policia është thirrur në vendngjarje dhe po heton ngjarjen. Vijon...
mit/NOA