English

Haxhinasto: Çfarë presim nga Brukseli më 19 korrik

Tiranë, 14 Korrik 2011 NOA – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto tha sot se më 19 korrik mbahet në Bruksel takimi i Stabilizim-Asociimit për Shqipërinë duke vlerësuar se ky është takimi i nivelit më të lartë midis Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

“Në këtë takim do të bëhet një vlerësim i realizimit të detyrimeve që Shqipëria ka, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe prioriteteve të tjera të vendosura përpara Shqipërisë nga Bashkimi Europian”, - deklaroi z.Haxhinasto.

Ai tha duke folur me agjencinë e lajmeve NOA se takimi “do të jetë një komunikim shumë i hapur, shumë i sinqertë, me synimin e vetëm që shpejtësia e integrimit të Shqipërisë në BE të rritet dhe ne të plotësojmë ato objektiva që kërkohen për ta bërë Shqipërinë vend kandidat dhe më pas vend anëtar”.

Deklaratat e z.Haxhinasto u bënë pas një takimi në MPJ ku ai priti Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike z. Yukiya Amano.

e.t/NOA

KOMENTE