Itali, 14 Korrik NOA - E trajtonte macen si një person shumë i dashur, madje si një mik besnik që pas “humbjes” së tij i ka lënë një boshllëk të madh në jetën e saj.
Për Luciana Matalon, artiste me origjinë milaneze, për vdekjen e maces së saj 15-vjeçare, ka hapur një humnerë.
Në mënyrë të tillë për ta shtyrë, duke i dedikuar dhe një xhest afeksioni dhe dashurie tepër të kushtueshëm, duke blerë një faqe të tërë në gazetën e “Corriere della Sera” për t’i dhënë përshëndetjen e fundit.
Kështu një faqe e tërë, e dizenjuar me gërvishtjen e një maceje kishte shkrimin “sot Sky im i dashur u rrëmbye.. dhe familja është duke ndjerë mungesën e madhe të saj”.
Një “boshllëk” dhe në pikëpamjen artistike, kjo duke parë deklaratat e vetë artistes, që ka theksuar se macja ishte i vetmi burim frymëzimi ku gjatë tre viteve të fundit gjithçka ishte krijuar rreth emocioneve që i kishte dhuruar felini.
r.b/NOA