English

I jepte mbrapsht kamionit, përplas për vdekje 11 vjeçaren

Bulqizë, 14 korrik 2011, NOA- Një ngjarje aksidentale por me pasoja fatale ka ndodhur rreth një orë më parë në qytetin e Bulqizës, ku një vajzë e vogël ka mbetur e vdekur.

Ardian Halili ka qenë duke drejtuar kamionin e tij dhe në një moment i është dashur ti jepte mbrapsht atij, por nuk ka vënë re se pas automjetit ndodhej një vajzë e vogël.

Një pakujdesi e shoferit dhe një shpërqendrim i të miturës e bën fatale këtë ngjarje të ndodhur në komunën Ostren.

Dëmtimet e marra nga vogëlushja kanë qenë aq të forta sa që 11 vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur të gjejë vdekjen e menjëhershme.

Ndërkaq drejtuesi i mjetit u shoqërua menjëherë nga blutë e qytetit për të dhënë dëshminë e tij, ndërsa nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

a.y/NOA

KOMENTE