English

Manjati gjerman i medias, Leo Kirch ndërroi jetë

Sipërmarrësi i mediave Leo Kirch ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare pranë familjes së tij në Mynih.

Kirch konsiderohet si një ndër pionierët e televizionit privat gjerman dhe në vitet 90-të ai ishte menaxheri më me influencë i mediave.

Në koncernin e tij bëjnë pjesë televizionet private ProSieben dhe Sat.1, televizioni me pagesë Premiere dhe një sërë firmash producente.

Në vitin 2002 sipërmarrja e tij falimentoi. Kirch paditi Deutsche Bank për zhdëmtim në vlerën disa miliardëshe për shkak të falimentimit.

KOMENTE