English

Maskat në Patos, kërcënojnë dhe vjedhin të zotin e shtëpisë

Patos, 14 korrik 2011, NOA- Dy persona me maska dhe të armatosur që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë hyrë me në shtëpinë e një qytetari nga Patosi.

Pas kësaj, po këta persona kanë kërcënuar me armë të zotin e shtëpisë, duke vjedhur prej aty një çantë në të cilën ndodheshin brenda 300.000 lekë dhe disa sende të tjera.

Pas kësaj grabitje, i dëmtuari ka trokitur në dyert e policisë për të denoncuar ngjarjen, por pa dhënë shumë detaje për identifikimin e autorëve për shkak të maskimit të tyre.

Menjëherë pas marrjes së të dhënave, uniformat blu morën në duar çështjen për të identifikuar autorët dhe prangosjen e tyre

a.y/NOA

KOMENTE