Tiranë, 14 korrik 2011, NOA- 72 deputetë të maxhorancës kanë dhënë votën e tyre unanime për të votuar dhe miratuar ndryshimet në buxhetin e vitit 2011.
Ndryshime në buxhet parashikojnë shkurtimin e shpenzimeve në një vlerë pre 18.3 miliardë lekë, duke krijuar kështu edhe mundësi për rritjen e pagave dhe pensioneve.
Nëpërmjet këtyre shkurtimeve në shpenzime synohet ruajtja e stabilitetit ekonomik në vend.
Ndërkaq deputetët socialist ashtu si dhe në seancat e shkuara kanë vijuar bojkotin e punimeve.
a.y/NOA