Bukuresht, 14 korrik, NOA – Gati një skandal diplomatik. Kështu e kanë cilësuar mediat kryesore rumune, incidentin e ndodhur mes palës shqiptare dhe autoriteteve diplomatike të vendit të tyre, mbi deklaratat që rezultuan si të sajuara të presidentit Trajan Basesku kundër shqiptarëve.
Kështu “Curentul”, e komenton këtë ngjarje, duke thënë se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse do të ishte verifikuar informacioni në lidhje me një temë, që sipas kësaj medie, mund të shkaktojë një dëmtim të rëndë diplomatik dhe ushtarak.
Duke më tej përmendur edhe faktin se Shqipëria është një nga anëtarët më të rinj të NATO-s, për këtë, Rumania ka dhënë mbështetjen e saj.
Ndërsa e përditshmja “Mediafax Romania”, referuar ngjarjes në fjalë, ka cituar se ka shërbyer sulmi i një haberi serb, për të provokuar mosmarrëveshje diplomatike mes Shqipërisë dhe Rumanisë.
Duke iu referuar më tej edhe qëndrimit zyrtar të ministrisë së Jashtme Rumune, e cila e ka cilësuar këtë si një akt që me dashje, ka synuar të cënojë marrëdhëniet pozitive që ekzistojnë mes dy vendeve tona.
Për të vijuar më pas me “Realitatea”, e cila citon se gjithçka ka nisur nga një shkrim i bërë nga gazetari rumun Costel Antonescu, për një portal italian në internet.
Ajo që bie në sy, tek komenti i mediave rumune, për një të tillë ngjarje, është fakti se që të gjitha paraqesin keqardhjen e tyre mbi pasojat që shkakoi ky incident.
Duke vënë në radhë të parë rëndësinë e marrëdhënieve pozitive historike mes dy vendeve tona.
n.e/NOA