English

OBSH: Vdekjet në Shqipëri, duhanpirja rrezik i madh

Tiranë, 14 korrik 2011 NOA - Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon të dhëna tronditëse për dëmtimet e duhanit në jetët njerëzorë në Shqipëri.

Sipas OBSh, cituar nga Instituti Shqiptar i Shëndetit Publik,18 për qind e sëmundjeve në vend, që përfundojnë më pas me vdekje, shkaktohen nga përdorimi i duhanit dhe prek me së shumti grupmoshat nga 30 deri në 59-vjeç Sëmundjet më të përhapura, ku duhani vret më shumë, sipas studimit janë sëmundjet kancerogjene dhe ato kardiovaskulare, me 3000 vdekje në vit. “Ne po i referohemi, vdekjeve nga kanceri që kanë ndodhur në vitin 2009. afro 53 % , 870 meshkuj kanë vdekur, nga përdorimi i duhanit. Dhe 320 femra me të njëjtëtn pasojë, nga duhani. Vetëm nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut si dhe nga kanceri, janë afro 3 mijë persona që kianë vdekur, duke i’u atribuuar duhan pirjes si dhe qëndrimit në ambiente me tym duhani”, - thotë Roland Shuperka, specialist I ISHP-së. Ligji antiduhan hyri në fuqi në 26 maj 2007, ndërkohë bazuar në një urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili është vendosur ngritja e një grupi të përbashkët Task Force, në zbatim të ligjit antiduhan. a.q/NOA

KOMENTE