English

Pasqyra e shtypit, 14 korrik 2011 (VIDEO)

Tiranë, 14 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 14 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Si do llogariten. Taksat e makinave zbardhet vendimi”. Argument tjetër i faqes së parë të gazetës është: “Ruçi: Kolegji i hapi Bashës derën e Bashkisë, por që të mos hyjë ne do të ngremë barrikada”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Administrata do të kthejë shpërblimet”. Më tej mund të lexoni titujt: “Kuvendi vendos sot për Piramidën”; “Ruçi: Një anëtar Kolegji mori 500 mijë Euro”; “Malaj: I pandehuri Meta të rrijë i qetë”; “Ndarja e Ministrisë së Arsimit, projekti që në 2009-ën”; “Thethi pa mjekë”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Të majtë e të djathtë në PE: Njihni vendimin e Kolegjit”. Në faqen e parë mund të lexoni edhe titujt: “Rama ‘emëron” Braçen si përgjues të gjyqtarëve”; “Paketa fiskale, të gjitha ndryshimet në taksa”; “Një shans i ri në shtator për 7500 maturantët mbetës”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Zgjedhjet, gjyqtarët morën nga 500 mijë Euro për çdo vendim”. Argumente të tjera të faqes së parë janë: “Basha i kërkon mandatin gjykatës”; Rama kushtet për t’u ulur në tryezë”; “Gjykata e Lartë i heq Stresit arrestin”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: Skandali diplomatik. “Ngrijnë marrëdhëniet Shqipëri-Rumani”.

Në brendësi të faqes së parë lexoni titujt: “Basha kërkesë në Gjykatë për shpalljen kryebashkiak”; “Shitja e pistoletave, i riu u vra nga kushëriri për paratë”.

Ndërsa në faqet Summer Pages të gazetës veçojmë titujt: “Stresi: Jeta ime në arrati me Enxhin s’kam plane për martesë”; “Monika Lubonja: Martesa ime e nxituar, grave të divorcuara u vënë nga një damkë”; “Kujdesi për trurin, dietat e suksesshme”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim i cili i plotë ofrohet nga NOA me parapagim në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar në këtë shërbim, dërgoni një kërkesë në adresën; pr@noa.al.

mit/NOA

171

KOMENTE