Tiranë, 14 Korrik 2011 NOA - Nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli, Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare dhe, ndër të tjera miratoi projektligjin “Për rregullat dhe procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë” dhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin e vitit.2010 “Për buxhetin e vitit 2011”.
Fillimisht, kryetarja Jozefina Topalli njoftoi deputetët për miratimin me unanimitet nga Konferenca e Kryetarëve të Kalendarit të Punimeve të Kuvendit.
Seanca vijoi shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për financimin e programit “Huaja e politikës së zhvillimit të reformës në sektorin social”.
Gjithashtu u miratuan projektligji “Për ndryshime dhe shtesa në ligjin e vitit 2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”; në ligjin e vitit 2010 “Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë “Eurocopter” për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh”; si dhe projektligji “Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe “Eurocopter” për furnizimin me një helikopter EC 145 VIP”.
Në seancën e sotme u miratuan dhe ndryshime në ligjin e vitit 1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”; projektligjit “Për lejet e mjedisit”; projektligjit “Për rregullat dhe procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë” dhe projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin e vitit 2010 “Për buxhetin e vitit 2011”.
e.t/NOA