English

Terapia me qeliza native, lajm i mirë për gjymtyrët e dëmtuar

një studim të kryer me 94 pacientë në spitalin Franziskus në Berlin rezultoi se kjo terapi është mjaft e mirë

Nga Michael Engel

Vetëm në Gjermani kryhen rreth 30.000 operacione me largim gjymtyrësh në vit. Arteriet janë të bllokuara dhe nuk lejojnë fare qarkullimin e gjakut. Terapia me qeliza native pritet të ofrojnë ndihmë në këtë drejtim.

Prej kësaj sëmundjeje mund të preken si të moshuarit edhe të rinjtë. Shërimi i plagës zgjat shumë, ose plaga nuk arrin të shërohet fare. Të prekur janë sidomos diabetikët. Në ndihmë mund të vijë terapia me qeliza native.

Të tilla gjenden me shumicë në shtresat e dhjamit, të cilat përmbajnë 500 herë më tepër qeliza native se sa palca kurrizore. Të ashtuquajturat qeliza mezenhimale janë shumë aktive. Ato mund të ndahen dhe të prodhojnë tipa të tjerë qelizash. Si p.sh. qeliza epiteliale ose qeliza të mureve të venave, që janë shumë të rëndësishme për shërimin e plagëve.

Prof. Lukas Prantl, nga Klinika Universitare e Regensburgut shpjegon: "Këto qeliza kanë nga njëra anë një potencial të madh, sepse janë ende qeliza të papjekura dhe mund të zhvillohen nga një stad i papjekur në një të pjekur. Ato krijojnë vena dhe struktura të caktuara. Kjo evlen natyrisht edhe për sipërfaqen e plagës. epidermën. Këto qeliza çojnë në përgjithësi në një pakësim të plagës dhe në një shërim më të shpejtë të saj."

Drejtori i Qendrës për Kirurgji Plastike duke folur me radion DW thotë se u merr pacientëve me kanyle rreth 50 mililitër dhjamë. Prej tij ai fiton në të njëjtën ditë rreth 2 milionë qeliza native dhe i hedh ato me pikatore mbi plagën e hapur të pacientit.

“Në kuadër të kësaj metode ne kemi trajtuar disa pacientë. Fjala është për pacientë që nuk mund të trajetohen me terapi të tjera. Dhe tek ta kemi vënë re se brenda 3 muajsh plagët mund të mbylleshin dhe se këtë metodë mund ta vazhdojmë me sukses edhe më tej.“

Përpjekje të ngjashme për shërimin e plagëve me qeliza native ndërmerren edhe në spitalin Franziskus në Berlin. Dr. Berthold Amman është i specializuar për pacientë që kanë probleme me venat e këmbëve, pra prej mbylljes së tyre kanë probleme me qarkullimin e gjakut.

“Mungesa e furnizimit me gjak çon në mungesën e furnizimit me oksigjen dhe kjo në probleme me nervat. Pacientët ndjejnë dhimbje. Ata shohin se në këmbë u krijohen vende të errëta, mumifikime apo nekrozen. Në rast se gjëra të tilla përhapen tek pjesa e poshtme e këmbës atëherë krijohen plagë të hapura me madhësinë pjatës, pra plagë të hapura që nuk tregojnë tendenca shërimi.“

Vetëm në Gjermani u priten në vit këmbët rreth 30.000 pacientëve, sepse arteriet e këmbëve të pacientëve janë të bllokuara në një mënyrë të tillë që nuk e lejojnë fare qarkullimin e gjakut. Dr. Ammani e përdor terapinë me qeliza native për të krijuar në këmbë vena të reja dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Për këtë Dr. Ammann u merr pacientëve nga kockat e legenit rreth 250 mililitër qeliza gjaku dhe palce kurrizore. Ato centrifugohen dhe më pas i injektohen sërish pacientit në këmbë përgjatë muskujve.

“Praktika ka treguar se tel pacientët që u injektojmë qeliza gjaku dhe palce kurrizore vërejmë një përmirësim më të shpejtë të qarkullimit të gjakut nëpër këmbë. Sasia e oksigjenit tek këmbët e pacientëve të trajtuar me këtë terapi është me e lartë te ata që trajtohen vetëm me placebo me kripë."

një studim të kryer me 94 pacientë në spitalin Franziskus në Berlin rezultoi se kjo terapi është mjaft e mirë. Nëse prej kësaj terapie mund të ulet edhe numri i këmbëve që u priten pacientëve këtë Dr. Berthold Amman mund të na e thotë pas një gjysmë viti.

KOMENTE