Tiranë, 14 korrik 2011, NOA- Një person i seksit mashkull rreth të 60-ve është gjetur i vetëvarur mesditën e sotme në banesën e tij në zonën e “Don Boskos”.
Ndërsa pas sinjalizimit për këtë ngjarje uniformat blu mbërritën në vendngjarje, nuk bëhet asgjë e ditur për arsyet që kanë shtyrë viktimën drejt aktit fatal.
Ndërkaq trupi i pajetë i tij është dërguar në drejtim të morgut të kryeqytetit, ndërsa po vijon puna për identifikimin e tij.
a.y/NOA