English

Topalli: Largimi i Ramës nga bashkia nuk u bë nga Kolegji, por nga qytetarët

Tiranë, 14 korrik 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë seancës që po zhvillohet në këto momente i është kundërpërgjigjur Partisë Socialiste dhe kreut të saj Edi Rama duke thënë po sulmohet Kolegji Zgjedhor, vetëm për dhënien e vendimit për fituesin e Tiranës.

Por Topalli theksoi faktin se largimi i Edi Ramës nga posti i kryebashkiakut nuk u bë nga Kolegji, por nga vullneti i qytetarëve.

Sipas saj, opozita ka filluar pareshtur sulmet ndaj trupës së gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor duke i akuzuar se kanë marrë miliona euro, për të dhënë këtë vendim.

Kryeparlamentarja shtoi se, është Edi Rama ai që njihet si 20% por është po ai që sulmon 8 gjyqtarët duke i thënë se kanë marrë miliona euro.

“Të sulmosh pa reshtur drejtësinë, shtetin, të sulmosh përmes shantazheve, shpifjeve dhe trillimeve, është tepër e rëndë. E në mënyrë të veçantë kur kjo ndodhë nga lidershipi i një partie opozitare”, u shpreh Topalli.

a.y/NOA

KOMENTE