English

Varet në tendë, endacaku i “Don Boskos”

Tiranë, 14 korrik 2011, NOA- (Update) Lidhur me ngjarjen e raportuar pak më parë në zonën e “Don Boskos” ku u gjet i vetëvarur një 60 vjeçar, janë zbardhur pistat e para të kësaj ngjarje.

Sipas dëshmitarëve, bëhet e ditur se i vetëvaruri ishte endacak i cili vërtitej në këtë zonë dhe se ai u gjet i varur në një tendë të një banese në atë zonë.

Ndërkaq viktimës nuk iu gjet asnjë mjet identifikimi me vete dhe për rrjedhojë trupi i tij u dërgua drejt morgut të Tiranës.

Mendohet se viktima vërtitet rreth moshës 60- vjeçare, ndërsa lidhur me arsyet dhe shkaqet që çuan në këtë vdekje uniformat blu nisën menjëherë hetimet.

a.y/NOA

KOMENTE