Fier, 14 korrik 2011, NOA- Një 28 vjeçar nga qyteti i Fierit është vetëflijuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke pirë fostoksinë.
Gjatë mesnatës së kaluar viktima me iniciale Bledar. T u shoqërua nga familjarët e tij në drejtim të spitalit për ti dhënë ndihmën e shpejtë, por pavarësisht ndërhyrjes intensive të mjekëve, 28 vjeçari ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Viktima i cili ishte me origjinë nga Pojani i Fierit, është izoluar nga familjarët e tij për pak çaste mbrëmjen e shkuar, për të pirë ilaçet e blera vetëm me një synim, atë të vetëflijimit.
Sipas dëshmive të familjarëve i riu nuk kishte paraqitur ndonjë shenjë për ndërmarrjen e këtij akti, ndërsa të dhënat paraprake flasin se shkak për këtë ngjarje të ketë qenë gjendja e rënduar depresive.
Gjithsesi nga ana e uniformave blu nisi menjëherë puna dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
a.y/NOA