English

Votohet prishja e Piramidës, 72 vota pro ndërtimit të Parlamentit të ri

Tiranë, 14 korrik 2011, NOA- Pas përfundimit të diskutimeve në Parlament deputetët e maxhorancës kanë miratuar në unanimitet të plotë, projektligjin për prishjen e Piramidës.

Kanë qenë 72 vota të ligjvënësve të maxhorancës ata që i kanë vënë vulën prishjes së Piramidës e cila ndodhet në qendër të Tiranës, për ti hapur rrugë kështu ndërtimit të Kompleksit të ri Parlamentar, projekti i të cilit u përzgjodh pas një konkursi të hapur.

Ky kompleks parlamentar do të jetë qendra e debateve të deputetëve të majtë dhe të djathtë, pavarësisht se në vijimësi nga ana e socialistëve dhe nga përfaqësuesve të shoqërisë civile prishja e Piramidës është kundërshtuar fuqishëm.

Ky projektligj kaloi në komisionin e Ligjeve vetëm dy ditë më parë.

a.y/NOA

KOMENTE