Romë, 14 korrik 2011, NOA – Ëndrra e çdo gruaje për të mos u plakur mund të realizohet falë zbulimit të superdomates, e cila përbëhet nga antioksidantë efikasë për të luftuar plakjen.
Tashmë thonë ekspertët italianë të hash një pjatë të thjeshtë makaronash me lëngun e superdomates është njëlloj si të shkosh në një qendër bukurie.
Lajmin për lindjen e superdomates që lufton plakjen e bëri publik agjencia e lajmeve ANSA.
Sipas ekspertëve superdomatja përmban një substancë të trefishtë likopeni, i njohur si antioksidant i fuqishëm kunër plakjes.
Superdomatja kundër plakjes quhet “Pomi L+”, dhe do të hidhet në treg në fund të korrikut nga sipërmarrja Coldiretti.
Drejtuesit e kompanisë shpjegojnë se superdomatja është një ilaç i ëmbël natyror për organizmin e njeriut, që ka dalë në jetë si pjesë e traditës italiane.
“Pomi’L+” është e bukur në pamje, por mbi të gjitha tejet e shijshme.
Superdomatja është prodhim italian dhe jo OMGJ thonë prodhuesit e saj.
Kjo substancë parandalon edhe sëmundjet kardio-vaskulare dhe tumoret në prostatë.
Sipas ekspertëve superdomatja është tri herë më e fortë në rolin e saj parandalues të sëmundjeve krahasuar me llojin e domates së freskët që shitet për konsum, dhe më kuruese se 58% e domateve të kultivuara.
Superdomatja e krijuar pas shumë vitesh kërkimi në këtë varietet është kultivuar tashmë në mëse 30 ferma bujqësore të sistemit Cio, për t’u transformuar mandej në fabrikën e Casalasco të domates në zonën e Kremonës.
mit/NOA