Antarktidë, 15 Korrik NOA - Një zinxhir gjigand vullkanesh nënujor është zbuluar në Antarktidë nga hulumtues të “British Antarctic Survey”.
Bëhet fjalë për 12 vullkane, shumë prej të cilëve janë ende aktivë.
Ata janë zbuluar në afërsi të South Sandwich Islands.
Këto vullkane nënujore, shuam prej të cilëve kalojnë lartësinë 3 mijë metër, janë lokalizuar nga ekipi i kërkimit falë teknologjisë solar 3D tepër të sofistikuar.
Ky maxi-zbulim, i pari në llojin e tij për sa i përket zonave të Antarktidës, i ka lënë të gjithë ekspertët me gojë të hapur.
r.b/NOA