English

Arrestohet në Serbi shqiptari me shtetësi suedeze

Beograd, 15 korrik. NOA - Policia ka arrestuar një shqiptar nga Kosova me shtetësi të Suedisë, ndërsa po hynte në territorin serb përmes kufirit me Hungarinë. Arrestimi i tij u bë gjoja sipas një fletëarresti të lëshuar nga autoritetet serbe nga periudha e luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Arrestimi i tij u bë në prani të familjes së tij që po udhëtonin bashkërisht në Kosovë. Sipas fletëarrestit serb, ai dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës. Autoritetet suedeze menjëherë kanë aktivizuar për zbardhjen e këtij rasti dhe se jozyrtarisht nuk ka asnjë argument policia serbe, pasi që ka rezultuar se shqiptari nga Kosova gjatë luftës nuk ishte në Kosovë por po jetonte në Suedi.

Por, paraprakisht autoritetet serbe kanë refuzuar një pretendim të tillë të suedezëve dhe se pritet që sot të sqarohet rasti i këtij arrestimi nga ana e policisë serbe.

NOA/INA

KOMENTE