Torino, 15 Korrik NOA - Pas një viti tratativa me sa duket telenovela e Bastos po shkon drejt përfundimit të saj.
Destinacioni me siguri do të jetë klubi i Juventusit, ku në takimin e fundit mes drejtuesve juventinë dhe atyre francezë të Lionit, Paratici, ka dashur të përshpejtojë kohët duke takuar vetë agjentin e lojtarit.
Në këtë takim drejtuesit kanë bllokuar lojtarin në pritje të akordit me klubin, ku një diferencë e vogël monetare po vonon transferimin e tij në Torino, por që diçka e tillë shumë shpejt do të përfundojë.
Ndërkohë Vidal nga Argjentina vazhdon të japë deklarata dashurie në drejtim të bardhë e zinjve: “Shpresoj të mbërrij shpejt në Torino”.
r.b/NOA