Belgjikë, 15 Korrik NOA - Edhe në Belgjikë, pas Francës, hyn në fuqi ligji i cili ndalon veshjen e ferexheve dhe çdo veshjeje tjetër që përmban vello dhe mund të mbulojë fytyrën.
Diçka e tillë mbulon paraqitjen e personit në syrin e publikut dhe e bën të pamundur për të verifikuar identitetin e tij.
Pas publikimit të këtij rregulli në Gazetën zyrtare belge, norma e reja do të jetë të vlefshme duke nisur që nga 23 korriku.
Ata persona që nuk do të respektojnë ligjin që ndalon veshjen e ferexheve do të gjobiten me 137.5 euro dhe do të kalojnë 7 ditë burgim.
r.b/NOA