Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm sot në “Prezantimin e rezultateve të projektit pilot të renditjes së institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri”, i zhvilluar në kuadër të programit “Cilësi dhe barazi në arsim”.
Programi mbështetet nga qeveria shqiptare, Banka Botërore, Banka Europiane për Investime dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.
Duke e vlerësuar si tepër të rëndësishëm projektin e renditjes së institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, Kryeministri Berisha theksoi se “për të ardhmen e sistemit tonë universitar, për të ardhmen e këtij vendi, nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa rendja pas cilësisë, sesa gara e cilësisë në universitete”.
Në vijim, Kryeministri u shpreh se qeveria mbetet e angazhuar të mbështesë trupën akademike, lirinë akademike dhe autonominë e universiteteve, sektorin publik dhe atë privat në arsim.