English

Berisha: Renditja e universiteteve, proces i domosdoshëm

Tiranë, 15 korrik, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë një konference për arsimin e lartë, se qeveria do të jap gjithë ndihmesën e saj për garantimin e autonomisë së universitete. Ai u shpreh se çdo gjë do të bëhet në bazë të ligjit.

“Universitetet duhet të gëzojnë autonominë e tyre. Ka një ligj që garanton antoniminë në mënyrë të plotë. Qeveria do të mbështes me mundësitë e veta sektorin publik, por edhe privat, sepse edhe ai është jetësor”, tha Berisha.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se renditja e institucioneve të arsimit të lartë është një instrument i domosdoshëm.

Berisha u shpreh se angazhimi i qeverisë është përmirësimi. “Cilësia është kushti më vendimtarë për lirinë akademike. Ne kemi nevojë të investojmë me përparësi në arsim”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE