English

Berisha replikën me Ramën: Harroje ndryshimin e Kushtetutës

Tiranë, 15 Korrik 2011 NOA – “Atyre që bërtasin të ndryshojmë Kushtetutën, sa herë ju lëviz karrigia, atyre do t’u them këtu sot, se ju që doni të ndryshoni drejtimin e orës duhet të ndryshoni velat, se drejtimi i orës nuk ndryshon”

Këtë paralajmërim e bëri sot pasdite vonë, Kryeministri Berisha ndërsa përuroi rikonstruksionin e rrugës Ura e Farkës - Fshati “Mustafa Kocaj”, me vlerë 513 milion lekë

Kryeministri tha se “procesi i integrimit, liria e qytetarëve, zhvillimi i vendit ka një kusht mbi të gjitha kushtet dhe ky kusht është zbatimi i ligjit, ky kusht është të gjithë të barabartë para ligjit”.

Kurse paralajmëroi se “atyre që bërtasin të ndryshojmë Kushtetutën, sa herë ju lëviz karrigia, atyre do tu them këtu sot, se ky vend ka nevojë të zbatojë kushtetutën, të zbatojë ligjet dhe se ju që doni të ndryshoni drejtimin e orës duhet të ndryshoni velat, se drejtimi i orës nuk ndryshon”.

Reagimi i Berishës erdhi një ditë pasi kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se ishte për ndryshime në Kushtetutë duke theksuar se ndryshimet e bëra në vitin 2008 me konsensus PD-PS, ishin deri diku një gabim i opozitës së drejtuar prej tij.

e.t/NOA

KOMENTE