English

Bie zjarr në ullishte dhe pemët në Lekël të Tepelenës

Tepelenë, 15 korrik 2011, NOA- Një zjarr i papritur ka përfshirë një zonë me ullishte dhe pemë frutore në Lekël të Tepelenës.

Kanë qenë orët e pikut të të nxehtit të mesditës së sotme koha kur zjarri përfshiu disa tarraca me drurë frutorë, ndërsa nuk bëhet e ditur shkaku që ka provokuar rënien e këtij zjarri.

Pas pikasjes së zjarrit nga ana e banorëve, të shqetësuar janë ngritur dhe kanë nisur menjëherë me mjete rrethanore shuarjen e flakëve që kishin përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë.

Pas ndërhyrjes së tyre u njoftuan më vonë edhe forcat zjarrfikëse të cilat do të merren me vënien nën kontroll të situatës.

a.y/NOA

KOMENTE