SHBA, 15 Korrik NOA - Për një martesë të mundshme mes çiftit më të njohur hollivudian mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie duhet thënë se është folur gjithmonë.
Fillimisht diçka e tillë duhet të ndodhte në Indi, më pas në Seychelles dhe së fundmi në New Orleans.
Megjithatë të tëra këto lajme më pas u verifikuan si të rreme.
Këtë verë çifti “Brangelina” mund të marrë me të vërtetë hapin e rëndësishëm.
Sipas shtypit amerikan çifti po programon dasmën në kështjellën e tyre në Francë.
Me shumë mundësi lajmi i kësaj radhe rrezikon të jetë i vërtetë: Brad Pitt dhe Angelina Jolie shumë shpejt do të jenë burrë e grua.
Sipas Mail që citon revistën amerikane Us Weekly, të dy janë përfshirë në dasmë që kur ka filluar ky sezon vere.
r.b/NOA