English

Burgim të përjetshëm për torturuesit argjentinas

Argjentinë, 15 korrik, NOA - Në Argjentinë janë dënuar me burgim të përjetshëm dy ish-oficerë të ushtrisë të akuzuar për vrasje, rrëmbime dhe tortura të kryera në burgun famëkeq "El Vesubio".

Gati tre dekada pas fundit të diktaturës ushtarake, një gjykatë në Buones-Aires shpalli dënimin kundër ishgjeneralit Hector Gamen dhe ish-kolonelit, Hugo Pascarelli.

Pesë të akuzuar të tjerë, ish-roje burgu dënohen me 18 deri 22 vjet burgim për shkak të torturave kryer të burgosurve politikë. Komandanti i burgut Pedro Duran Saenz, vdiq para pak kohësh nga zemra. Në burgun "El Vesubio" në Buones Aires janë mbajtur 2.500 të burgosur. Shumë pak prej tyre kanë mbijetuar

NOA/DV

KOMENTE