Londër, 15 korrik 2011, NOA- Një djalë 29 vjeçar nga Britania e Madhe, është bërë gjysh.
I riu quhet Shem Davis dhe ka qenë 14 vjeç kur është bërë baba për herë të parë nga pakujdesia.
Por... tani është vajza e tij e cila nën shembullin e të atit është bërë nënë në moshën 15 vjeçare, duke kthyer në gjysh të atin e saj 29 vjeç.
Ndërkaq nëna e vajzës është bërë gjyshe në moshën 30 vjeçare, ndërsa nënë është bërë njëlloj si e bija në moshën 15 vjeçare.
I ati Shem është shprehur se tronditja më e madhe në jetë i ka ardhur pikërisht nga vajza e tij, pasi po përsëriste gabimet e njëjta.
Më tej ai shton se i ka folur në vijimësi të bijës për masat mbrojtëse por, duket se gjithçka ka rezultuar e kotë dhe se këshillat kanë rënë në vesh të shurdhët.
Historia përsëritet në Britaninë e Madhe brenda familjes ku vajza e mitur bëhet nënë dhe djali i ri bëhet gjysh.
a.y/NOA